Connect with us

LAJME

Ambasadori rus: Gënjeshtra propaganduese janë deklaratat se Rusia përzihet në kontestin e emrit të Maqedonisë

Published

on

Sinqerisht dëshirojmë që marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Federatës ruse të përparohen në mënyrë të suksesshme, konstruktive, në frymën e bashkëpunimit, mirëkuptimit të përbashkët dhe barazisë. Rusia po tenton të bëhet partner i mirë, ndërsa si do të sillet Maqedonia, kjo është e drejtë e saj sovrane, deklaroi ambasadori i Federatës ruse në Maqedoni Olek Shçerbak gjatë vizitës së tij në Prilep, i pyetur që t’i vlerësojë marrëdhëniet momentale ndërmjet dy vendeve.

“Rusia dhe Maqedonia janë dy shtete mike të cilat janë të lidhura me lidhje historike dhe shpirtërore shekullore. Në pjesë të madhe kemi kulturë të përbashkët, në pjesë të madhe edhe gjuhë të përbashkët, rrënjë të përbashkëta shpirtërore. Sinqerisht dëshirojmë marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Federatës ruse të përparohen në mënyrë të suksesshme, konstruktive, në frymën e bashkëpunimit, mirëkuptimit të përbashkët dhe barazisë. Në marrëdhëniet ndërkombëtare janë shumë të rëndësishme marrëdhëniet bilaterale, ndërsa kjo është si rrugë me dy drejtime. Si edhe për një tango të mirë, janë të nevojshme përpjekjet e të dyja palëve. Rusia tenton të jetë partner i mirë, ndërsa se si sillet Maqedonia, kjo është e drejtë e saj sovrane”, tha Shçerbak.

Ambasadori Shçerbak i hodhi poshtë si gënjeshtra propaganduese akuzat se Rusia përfshihet në disa pjesë të Ballkanit që të mos hynë në NATO si dhe në kontestin për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

“Në botën bashkëkohore prodhohen shumë gënjeshtra. Ky është shembull klasik i gënjeshtrave propaganduese. Nuk kam për qëllim të hap të vërtetë për këto gënjeshtra, ndërsa në të gjitha këto pyetje u përgjigja të shtunën e kaluar në një artikull në një gazetë”, deklaroi Shçerbak.

Sa i përket asaj se a gjendet bota afër luftës së re të ftohtë”, Shçerbak tha se kjo nuk është në iniciativë të Rusisë.

“Rusia bën gjithçka që ta zvogëlojë nivelin e tensioneve në botë dhe vepron që ta ndalojë atë propagandë të tmerrshme antiruse e cila përhapet në botë. Bëjmë gjithçka që këto tentativa që të fillohet një luftë e re e ftohtë të shuhen dhe të mos kalojnë në luftë të “nxehtë”, tha ambasadori i Federatës Ruse në Maqedoni Oleg Shçerbak gjatë shënimit të sotëm në Prilep të 9 Majit – Ditës së fitores ndaj fashizmit.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com