Connect with us

BOTA

Amerika hap ambasadën në Jerusalem, palestinezët protestojnë

Published

on

Shkaktoi jo pak trazira kur u shpall dhe tani po ndrëmeret edhe veprimi. SHBA hapi sot ambasadën e re të saj në Jerusalem, një lëvizje kjo tejet e pëlqyer nga Izraeli, por e dënuar nga palestinezët që janë mbledhur në protesta masive.

Zyrtarë të lartë amerikanë do të marrin pjesë në ceremoninë e të hënës, përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

Ndërsa pjesa më e madhe e diplomatëve evropianë, nuk do të jenë të pranishëm. Vendimi i Trump për ta zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi ka shkaktuar trazira të shumta në këtë zonë, duke çuar mijëra palestinezë në protesta masive.

Izraeli, mori kontrollin e Jerusalemit Lindor në luftën e Lindjes së Mesme në 1967 dhe e konsideron atë si kryeqyteti i përjetshëm, i pandashëm, transmeton tch.

Vendimi i presidentit Trump, vitin e shkuar, për ta njohur atë si kryeqytet të Izraelit, përmbysi dekada neutraliteti amerikan mbi këtë çështje dhe i vendosi SHBA-të përballë pjesës më të madhe të komunitetit ndërkombëtar.

Në fakt, një ambasadë e vogël, e përkohshme, do të nisë punën nga sot brenda godinës ekzistuese të konsullatës amerikane në Jerusalem. Një ndërtesë më e madhe do të gjendet në vijim dhe pjesa tjetër e ambasadës do të zhvendoset nga Tel Avivi.

Ceremonia e hapjes në fakt është disi e nxituar por qëllimi është që ajo të koinçidonte me përvjetorin e 70 të shtetit të izraelit. Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet t’i drejtohet pjesëmarrësve në ceremoni, përmes një lidhjeje video.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com