Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë më pas nga konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr nga propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, përcjell Alsat M.

Nga kabineti i kryeministrit Cipras, pas takimit që pati Zaev në Shkup me liderët partiak, kanë njoftuar se është për t’u përshëndetur fakti që pala tjetër në Shkup ka pranuar se nuk mund të ketë zgjidhje “pa erga omnes”, për të gjitha përdorimet.

“Megjithatë, ne i inkurajojmë fqinjët tanë, të vazhdojmë të punojmë së bashku që të gjejmë zgjidhje të përbashkët me përcaktim gjeografik ose kohor, siç është propozuar nga ana e negociuesit Metju nimic”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Ciprasit.

Dje, gati të gjithë liderët e opozitës greke kanë refuzuar propozimin e ri duke thënë se me të “përforcohet irredentizmi”.