Connect with us

LAJME

Demiri: Jeta politike e PDSH-së së Thaçit ka marrë fund

Published

on

Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare mbrëm mori vendim për pjesëmarrje në Qeveri. PDSH-ja e Menduh Thaçit në Qeverinë e Zoran Zaev do të udhëheq me postin e ministrit për investime të huaja dhe zëvendësministrin për transport dhe lidhje.
Por me kyçjen në Qeveri, a mund të rikthehet PDSH-ja e Menduh Thaçit nga vdekja klinike, gjegjësisht pas humbjes katastrofale në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2016?

Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal shprehet se është shumë vështirë të ringjallet PDSH-ja edhe përkundër faktit që tanimë kjo parti është pjesë e Qeverisë.

Sipas tij Menduh Thaçi çfarëdo që të bëj është e kotë dhe se kjo parti nuk do të mund të rikthen trupin votues që ka patur më parë.

“Vështirë se mund të merr infuzion ose të ringjallet PDSH-ja. Nuk ka elemente për arsyese participimi në Qeveri nuk do të jep motiv ose nuk do ti rikthenë antarësinë ose votuesit të cilët janë komplet të larguar. Çfarëdo që të bëj janë punë të kota”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Alajdin Demiri./Zhurnal

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com