Connect with us

LAJME

Demokracia e re: Cipras e inofrmoi Micotakis se po bisedohet për “Maqedonia e Ilindenit”

Published

on

Kryeministri grek, Aleksis Cipras e ka njoftuar kryetarin e Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis se me kryeministrin Zoran Zaevin kanë biseduar për emrin “Maqedonia e Ilindenit”, njoftojnë sot nga partia greke opozitare.

Për Demokracinë e re, emri i lartëpërmendur nuk është i pranueshëm sepse ka lidhje me krijimin e shtetit dhe kombin maqedonas ku përfshinë edhe Selanikun.

“Ky emër historik dhe në mënyrë direkte e përfshinë tentimin për krijimin e shtetit dhe kombit “maqedonas” të cilën e përfshinë edhe Selanikun. Secili theksim i fjalës Ilinden në emrin e shtetit fqinjë, jo vetëm që nuk i jepet fund irredentizmit në Shkup, por përkundrazi e vërteton dhe fuqizon. Për këtë shkak është e papranueshme edhe nëse vendoset si temë diskutimi”, thuhet në kumtesën e sotme të partisë opozitare greke./RTV21/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com