Myslimani gjatë muajit të Ramazanit ushqehet, fle e zgjohet në mënyrë të disiplinuar e të organizuar. Organizimi i shoqërisë myslimane gjatë Muajit të Ramazanit realizohet në formë të përkryer sepse uria ditore është e përbashkët, bashkërisht në një kohë hanë iftarin, bashkërisht falin namazin e jacisë, teravisë, mëngjesit.. Ky lloj organizimi s’krahasohet me një shoqëri tjetër sepse në të bazohet plaku me të riun, dijetari me të paditurin, sunduesi me të sunduarit, i pasuri me të varfërin; nuk dallohen klasat njerëzore e as individët njëri nga tjetri . Sa i mrekullueshëm është agjërimi në sytë e hulumtuesve, si vegël për edukimin, respektimin dhe organizimin e popujve?!

Ky është morali kryesor që thellohet në shpirtin e myslimanit nën ndikimin e agjërimit: durimit, respektimit, organizimit, disiplinës..

A mendoni se një popull që i posedon këto fuqi shpirtërore do të shkatërrohet?

A mendoni se ushtria e kalitur me këto elemente të fuqishme të moralit do të posedojë disfate?

A mendoni se në një shoqëri ku mbizotëron morali i tillë i fuqishëm do të përhapet amoraliteti?

Pasha Dërguesin e Muhamedit a.s.. si pejgamber, sikur ta posedonim sot këtë moral në konfliktin tonë me Izraelin, do të ndikonim shumë edhe sikur ta posedonim gjysmën e armëve dhe pajisjeve të tyre!

Sikur t’i posedonim armët ideologjike e shpirtërore, do ta shndërronim çështjen e kolonializmit të botës arabe e islame në legjendë!

Sikur të përkryemi me këtë moral dhe të armatosemi me fuqi materiale do ta zhbinim flamurin e qytetërimit nga duart e perëndimorëve të mëdhenj e të degjeneruar.

O vëlla mysliman!

Kur të agjërosh Ramazanin, mos harro se Zoti xh.sh. do të të shndërrojë me anë të agjërimit në njeri “të fuqishëm e besnik” dhe ke kujdes që të mos kalojë Ramazani e të ngelësh “i dobët e tradhtar”!

Kur agjëroni mos harroni se Zoti me anë të agjërimit do t’ju shndërrojë në popull “të ashpër kundër jobesimtarëve e të mëshirshëm ndërmjet vete” (El-Feth, 29) dhe keni kujdes të mos kalojë Ramazani e t’u përngjani njerëzve që i përshkruan Zoti kështu: “E kur t’i shohësh ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin fjalës së tyre i vë veshin.Por ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre”, (El-Munafikun:4).

Marrë nga libri – Filozofia e Agjërimit

Autor: Dr. Mustafa Sibai