Connect with us

SPORT

Drita kampion i Kosovës

Published

on

Drita është kampion i Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Klubi nga Gjilani, në ndeshjen finale kundër Prishtinës që u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ka arrit që të sigurojë titullin e kampionit duke mos lejuar që të mposhtet, njofton Klan Kosova.

Prishtina dhe Drita sot janë ndarë baras, 0:0. Në këtë ndeshje, Prishtina ka luajtur me një lojtar më pak në pjesën më të madhe, pasi Debatik Curri u përjashtua me karton të kuq në pjesën e parë, kurse në fund fare u përjashtua edhe Armend Dallku.

Klubi gjilanas shpallet kampion i edicionit 2017/2018 me 67 pikë të grumbulluara, ndërsa Prishtina mbetet e pozicionuar me 64 pikë një pozitë më poshtë./Klan Kosova/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com