Connect with us

SPORT

E ardhmja e Donnarumma do të varet nga oferta…

Published

on

Një tjetër gabim, i treti në dy ndeshjet e fundit, pas atyre në finalen e Kupës së Italisë, kundër Juventusit. Një fundsezoni për t’u harruar nga Gianluigi Donnarumma, që bëri paraqitje negative edhe në Bergamo, në ndeshjen e barazuar me Atalanta. Një barazim, që lejoi Milanin për t’u kualifikuar matematikisht në “Europa League”, ndërkohë që mbetet të shihet nëse kuqezinjtë do ta mbyllin kampionatin në vendin e gjashtë apo të shtatë.

Sfida që do të luhet në “San Siro”, kundër Fiorentinës, do të japë një përgjigje për këtë pyetje. Pavarësisht nga ky qëllim i arritur, ka një atmosferë mjaft negative në lidhje me Donnarumma, që duket si një “peshk i dalë nga uji”, duke mos dhënë më të mirën e tij. Tifozët e “Curva Sud”, të pranishëm në Bergamo, refuzuan fanellën e nisur nga portieri i ri, ndaj ai u kthye në dhomat e zhveshjes dukshëm i demoralizuar.

Një gjest që nuk bën asgjë, por prish marrëdhëniet tashmë të trazuara mes palëve: të krisura herën e parë verën e kaluar, me “soap opera” për rinovimin e kontratës, e cila më vonë u nënshkrua pas një negocimi të gjatë, me një shumë prej angazhimit të vëllait të tij, Antonio, te Milani. Ardhja e Pepe Reina duket se e bën më të “rrëshqitshme” situatën e Gigio, e ardhmja e të cilit nuk është shumë e qartë.

Drejtori sportiv i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli, foli për “Premium Sport”: “Donnarumma? Ne kemi për ta mbrojtur atë deri në fund. Pastaj. më vonë, si për gjithë të tjerët, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Sigurisht, Gigio është trashëgimia jonë dhe do të jetë e vështirë të privohemi prej tij. Vetëm nëse dikush troket në dyert tona dhe bën atë vlerësim që portieri ynë meriton, atëherë do të diskutojmë. Kjo vlen për atë, ashtu si për të gjithë”.

Në praktikë, kjo është një hapje për blerësit potencialë, të cilët mund të luftojnë në verë për të siguruar portierin e datëlindjes 1999, me PSG dhe Real Madrid të interesuar të rrëmbejnë “gardianin” e Milanit./Telesport/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com