Connect with us

MAGAZINA

EBU tregon pse Kosova nuk mori pjesë as këtë vit në Eurovision

Published

on

Ndonëse 63 vite më parë festivali evropian “Eurovision”, kishte nisur me qëllimin që t’i bashkonte popujt e kontinetit të vjetër përmes muzikës, kjo gjë nuk po përmbushet ende.
EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropian) si organizatore e festivalit, po vazhdon ta mbaj Kosoven jashtë gares, duke u arsyetuar se Kosova nuk është pjesë e ITU-së apo Këshillit të Evropës, ndonëse RTK-në e kishin hapur në vitin 1999 dhe kanë marrëveshje të nënshkruara mes tyre.

Magazina.al, ka pyetur EBU-në, pse Kosova nuk u ftua as këtë vit pasi RTK-së ju kishte premtuar ftesa në rast se fiton një shtet që e ka njohur Kosovën, ndërsa përgjigja ka qenë e njejta të cilën ky institucion e kthen tash e disa vite.

“Pjesëmarrja në festivalin e këngës “Eurovision” është e kufizuar vetëm për Anëtarët e EBU-së ose për bashkëpuntorët e ngushtë të ftuar. Kosova nuk i plotëson kriteret për të qenë Anëtare ose bashkëpuntore i EBU-së.” ka thënë për Magazina.al, zyrtari i lartë për komunikim me publikun Dave Godman

Sipas Godman, për tu bërë Kosova anëtare në EBU duhet paraprakisht të bëhet anëtare e ITU-së ose Këshillit të Evropës.

Në fakt duket se arsyeja që po e mban jashtë Kosovën është krejtësisht politike, pasi EBU ka frikë që me pranimin e Kosovës mund të largohen shtetet si Serbia, Spanja apo Rusia.

Pavarësishtë pengesave RTK po bën cdo vit përpjekje për pranimin e Kosovës, e në kuadër të kësaj po bëhet edhe një fushatë lobuese nga “Eurovision Kosovo” të cilët po dërgojnë flamurin e Kosovës në çdo arenë ku po mbahet Eurovisioni.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com