Connect with us

BOTA

Erdogan: Ajo që po bën Izraeli është gjenocid

Published

on

Ngjarjet e fundit në Rripin e Gazas, ku mbi 50 palestinezë raportohen të vdekur nga përleshjet me ushtrinë izraelite e gjetën Presidentin turk, Recep Taip Erdogan në Londër, ku ndodhet për një vizitë zyrtare treditore.

Por, kjo nuk e pengoi Presidentin turk që të ashpërsojë tonet ndaj Izraelit.

“Izraeli po provon se është një shtet terrorist me hapat që po ndjek dhe fatkeqësisht SHBA, që po lufton të njëjtat krime të kryera nga ISIS është në krah të tij”, deklaroi ai.

Mesazhi i Presidentit turk iu drejtua edhe Uashingtonit dhe vendimit të tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, duke zhvendosur ambasadën në këtë qytet.

“Kjo nuk do të jetë dita që ne humbëm Jeruzalemin”, premtoi ai.

Erdogan i quajti po aq përgjejgës sa Izraeli edhe vendet që heshtin përballë situatës në Gaza, ndërsa paralajmëroi një mbledhje të jashtëzakonshme të konferencës islamike ditën e premte.

Presidenti turk njoftoi gjithashtu tri ditë zie në Turqi në nderim të palestinezëve të vrarë ditën e hënë.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com