Connect with us

SPORT

Figo mesazh Interit: Ekipet e mëdha duhet të kenë lojtar si Icardi

Published

on

Luis Figo i ka kërkuar Interit që mos ta shes gjatë verës Mauro Icardin.

Icardi është i lidhur me një lëvizje nëse Inter nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, klauzola e lirimit të sulmuesit prej 110 milionë eurosh konsiderohet si e përballueshme për Manchester Unitedit dhe Real Madridin.

“Ekipet e mëdha duhet të kenë lojtarët më të mirë”, tha Figo, i cili fitoi katër Scudetto me Nerazzurët.

“Me argjentinasin kanë një mundësi më të mirë për të arritur objektivat e tyre. Megjithatë, duhet të ketë një ekuilibër mes niveleve sportive dhe ekonomike”.

“Interi e filloi shumë mirë këtë sezon, por hasi në vështirësi gjatë dhjetorit dhe janarit. Shpresoj se do të mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve”.

“Interi është një ekip i madh. Tranzicioni që bënë pas largimit të Morattit ishte negativ në aspektin e rezultateve.

“Ata ecin pak a shumë sikur në të nxehtin e shkretëtirës, por shpresoj se ata do të shërohen dhe do të kthehen për të fituar si ditët e vjetra”.

Theksojmë se kontrata e 25-vjeçarit do të përfundojë në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com