Connect with us

SHËNDETËSI

Frutat që duhet t’i evitoni nëse doni të humbni peshë

Published

on

Kur bëhet fjalë për dietë dhe humbjen e kilogramëve të tepërt, mendja menjëherë na shkon te frutat, si ushqim i shëndetshëm dhe me pak kalori që mund ta konsumojmë edhe mes vakteve ushqimore, ashtu si edhe në darkë.

Por megjithatë kjo nuk qëndron për krejt frutat. Disa prej tyre përmbajnë shumë sheqer, ndoshta aq shumë sa çokollata.

Më poshtë po ju zbulojmë se cilat fruta duhet t’i shmanngi në rast se doni t’i keni linjat trupore që gjithmonë i keni ëndërruar, transmeton Klan Kosova.

Luleshtrydhet VS kajsitë

Luleshtrydhet janë një nga ushqimet më të mira për të ushqyerit e shëndetshëm. Ky frut përmban fibra, vitaminë C, shumë ujë dhe shumë pak sheqer, duke e bërë kështu një nga frutat më të mira për të luftuar kilogramët e tepërt.

Kajsitë janë mjaft të rënda. Konsumimi i madh i tyre mund të çojë në probleme me tretjen por problemi kryesor është te bërthama. Nëse hani shumë bërthama të kajsive, ju duhet të dini se ajo përmban anygdalin që formon cianide të hidrogjenit në stomak.

Ky është një helm i fuqishëm që mund të shkaktojë përzierje të stomakut, marramendje dhe alvianosje, nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Dardhat VS pjepri dhe shalqiri

Pjepri dhe shalqiri përmbajnë shumë fibra dhe ujë që bëjnë që konsumimi i tyre t’iu mbajë të ngopur duke pasur edhe një efekt diuretik (largimin e ujit të tepërt nga trupi).

Të dyja këto frute ndihmojnë në largimin e toksinave, luftojnë aknet dhe celulitin. Po ashtu, janë një ndihmë e madhe kur është shumë nxehtë sepse konsumimi i tyre rivendos ekuilibrin e ujit, i cili është gjithashtu vendimtar për linja trupore të mira dhe lëkurë të shëndetshme.

Dardhat mund të prishin punën e zorrëve për shkak të efektit të tyre të fuqishëm për shkaktimin e kapsllëkut.

Avokado VS frutat e malit

Falë përmbajtjes të ulët të sheqerit, vitaminës C dhe antioksidantëve, frutat e malit nuk do të dëmtojnë linjat tuaja trupore.

Përkundrazi, ato ndihmojnë në prodhimin e kolagjenit dhe djegin yndyrën e tepërt.

Avokado, nga ana tjetër, nuk është një frut që duhet ta hani kur jeni në një dietë. Avokado njihet edhe si “fruti gjalp” për një arsye – vlera e saj e energjisë është 227 kcal.

Rrushi VS mollat

Mollët janë ndër frutat më të mira për palestër. Nuk përmbajnë asnjë yndyrë dhe vlera e tyre e energjisë është rreth 60-100 kcal.

Ky frut përmban shumë fibra, çka bën që të ndiheni të ngopur duke e luftuar njëkohësisht celulitin për shkak të antioksidantëve dhe pektinës që gjenden në molla.

Rrushi është ndër frutat më të “këqija”, si për linjat trupore ashtu edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Rrushi përmban shumë sheqer, lëkura e tyre është e vështirë të tretet, fara mund të ngacmojë zorrët dhe acidetiti që ka mund të dëmtojë dhëmbët.

Bananet VS grejpfruti

Grejpfruti është numër 1 në luftën kundër peshës së tepërt për shkak të cilësive të fuqishme të djegies së yndyrës.

Enzimat e grejpfrutit ndihmojnë në përpunimin e kalorive në mënyrë aktive. Asnjë vakt ushqimor me shumë kalori (jo më shumë se 800 kcal) do të prishë linjat tuaja trupore nëse hani edhe një gjysmë grejpfruti me të.

Megjithatë, bananet janë fruti më “energjik”. Treten ngadalë derisa shkencëtarët kohët e fundit gjetën substanca të caktuara në to që bllokojnë aktivitetin e qelizave përgjegjëse për ndarjen e yndyrës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com