Connect with us

KOSOVË

Haradinaj: Do të vazhdojmë përkrahjen ndaj prodhuesve vendorë

Published

on

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot se qeveria do të vazhdojë me lirimin e barrierave eventuale në tregun vendor, si dhe përmirësim të pozitës së prodhuesve nga Kosova në vendet anëtare të CEFTA-s.

Këto deklarime Haradinaj i bëri pas një takimi me përgjegjësen e kompanisë “NEWKO Balkan-Suharekë”, Merve Yilmaz.

“Qeveria do të vazhdojë t’i mbështesë prodhuesit dhe të ndërmarrë masat e nevojshme që ata të jenë të barabartë në tregun rajonal dhe të Bashkimit Europian”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.

Kryeministri theksoi se lirimi i bizneseve nga detyrimet e shumta fiskale, e kanë bërë Kosovën një ambient më të përshtatshëm biznesor.

Ndryshe, edhe në Raportin e Progresit të këtij viti, Kosova thuhet se ka shënuar përparim në të bërit biznes.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com