Connect with us

KOSOVË

Haradinaj: Ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga Serbia, i papranueshëm

Published

on

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka dënuar ndalimin që Serbia i ka bërë Kombëtares së Kosovës në Karate për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në Novi Sad.

“Është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona”, ka thënë Haradinaj, përcjell Klan Kosova.

“Autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm”.

“Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit”/Klan Kosova/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com