Connect with us

KOSOVË

Hoxha: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos integrimet në BE

Published

on

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka kërkuar angazhim nga të gjitha institucionet vendore për angazhim maksimal në procesin integrues.

Ajo ka thënë se Kosova nuk ka rrugë tjetër pos integrimet në BE, dhe siç ka thënë ajo duhet t’i përvjelim mëngët për më shumë punë në reformat që dalin nga procesi integrues.

“ Integrimi në Bashkimin Evropian është alternativa jonë e vetme!. Prandaj, të gjithë duhet të angazhohemi edhe më shumë. Ne nuk kemi rrugë tjetër, andaj, t’i përvjelim mëngët dhe me më shumë besim, guxim, përkushtim dhe kreativitet, të punojmë për reformat që dalin nga procesi integrues si dhe drejt vlerave të BE-së”, ka shkruar Hoxha në facebook.

Dje në Kosovë me aktivitete të ndryshme është shënuar 9 maji, Dita e Evropës.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com