Connect with us

SPORT

Humbi Botërorin, Dani Alves: Mos qani për mua!

Published

on

Dani Alves do të mungojë në Botërorin e Rusisë për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë që do ta mbajë larg fushave 4-6 muaj.

Mbrojtësi brazilian i PSG e kishte shansin e fundit për të luajtur një Botëror, duke qenë se është tashmë 35 vjeç, edhe pse vetë ka thënë se do të luftojë për një vend në Botërorin e vitit 2022.

Në një letër për “The Players’ Tribune”, Alves shprehet: “Mjekët më thanë që duhet të prisnim analizat, por unë e ndjeja që gjithçka kishte mbaruar për mua. Më patë duke qeshur gjatë festimeve për Kupën e Francës sepse nuk doja të prishja festën për shokët, por në sytë e mi dukej që diçka nuk shkonte mirë. Më lejoni të them një gjë: mos qani për mua! Nuk dua që të ndjeni mëshirë për mua. I kam jetuar ëndrrat e mia. Nuk do të shkoj në Botërorin e Rusisë, por jam i lumtur”.

Në lidhje me të ardhmen e tij, mbrojtësi i djathtë sqaron: “Nuk ndihem i vjetër. Siç e shikoni dhe vetë, kam shpirtin e një 13-vjeçari. Ndoshta në vitin 2022 do të jem duke luftuar për një vend në kombëtaren e Brazilit. Do të jem 39 vjeç atëherë, por shpirti im do të ketë mbushur 17”./ Top Channel

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com