Connect with us

MAGAZINA

Incident në Eurovizion, këngëtares britanike i “vjedhin” mikrofonin gjatë performancës “live”

Published

on

Një incident i rrallë ndodhi në Festivalin Europian të Këngës, gjatë finales së ditës së shtunë.

Këngëtarja britanike u ndërpre gjatë performancës së saj “live” nga një burrë që u ngjit në skenë dhe i mori mikrofonin nga dora kur SuRie po këndonte këngën “Storm”.

Pasi forcat e sigurisë e larguan nga skena, 29-vjeçarja vazhdoi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ndërsa pas spektaklit, SuRie shkroi në Twitter: “Gjithmonë e kemi thënë që në Eurovizion mund të ndodhë gjithçka…”.

Pushtuesi i skenës mendohet se është reperi dhe aktivisti Dr A.C. Pasi mori mikrofonin, ai bërtiti: “Për nazistët e mediave britanike, ne duam liri”./TCH

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com