Connect with us

LAJME

Interesim i dobët për trajnim të pastrimit të oxhakut në Shkup, konkursi vazhdon

Published

on

Bashkia e Shkupit e ka vazhduar afatin e konkursit për trajnim për oxhakpastrues deri më 25 maj. Në këtë konkurs deri tani janë paraqitur vetëm gjashtë kandidatë, ndërsa parashihet që të përfundohet trajnimi për 25 persona të aftë për punë.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov më 30 prill u bëri thirrje qytetarëve të aplikojnë për trajnimin për oxhak-pastrues cili do të zgjas 3 muaj dhe më pas do të ndihmohen për të filluar biznesin e tyre. Ky projekt, siç paralajmëroi Shilegov, po zbatohet si një nga masat për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe për shkak të numrit të pa mjaftueshëm të oxhak-pastruesve.

Për shkak të numrit të vogël të kandidatëve të interesuar, nga kabineti i kryetarit Shilegov thonë se konkursi do të vazhdojë.

Në konkurs kërkohen 25 persona, të cilët do të marrin një pagesë mujore prej 9000 denarë për kohëzgjatjen e trajnimit. Pas përfundimit të trajnimit, secili kandidat, përveç një certifikate, do të pajiset me materiale bazë për hapjen e biznesit të vet që nga shtatori.

Bashkia e Shkupit do të fillojë me subvencionimin e amvisërive për pastrimin e oxhaqeve ndërsa janë parashikuar 10 milionë denarë nga buxheti.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com