Connect with us

SPORT

Interi në Ligën e Kampionëve? Spalletti siguron: Ne besojmë 100%

Published

on

Barazimi i Lazios në fushën e Crotone ka ardhur si një dhuratë nga Perëndia për Interin, që ishte i freskët nga marrja e dy shuplakave prej Sassuolo. Por, Lazio nuk ka përfituar prej hapit fals të zikaltërve, duke iu dhënë këtyre të fundit edhe një shans të fundit. Tashmë, skuadra e Spallettit do të duhet të fitojë me çdo kusht përplasjen e drejtpërdrejtë, në “Olimpico”, të dielën.

Një situatë e cila, në mënyrë paradoksale, do të kishte qenë e njëjtë edhe në qoftë se Icardi me shokë do të kishin rezultuar të suksesshëm kundër Sassuolo. Në këtë rast, të dyja ekipet do të jenë në nivelin e 72 pikëve, por Interi duhet vetëm të fitojë, sepse e ka golaverazhin të pafavorshëm në raport me kryeqytetasit.

Ky ballafaqim do të jetë me shumë vlerë për një sezon më pas, njëlloj derbi. Trajneri Luciano Spalletti, duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, ka pranuar se i jepet një mundësi e fundit e artë ekipit që drejton për të kapur zonën “Champions”, ndërsa shpreson që fati të mos e braktisë deri në fund: “E kam filluar sezonin duke besuar në Ligën e Kampionëve. Edhe tani, unë besoj 100% në këtë objektiv”.

Optimizmi nuk mungon, pavarësisht rezultatit të fundit zhgënjyes. Spalletti shton: “E vërtetë se ky ishte një rezultat shumë i keq. Nuk morëm atë që duhet mbrëmjen e së shtunës, por nuk ishte një performancë shumë e keqe. Ndoshta e kishim marrë pak lehtë kundërshtarin, por fusha e lojës tregoi të kundërtën. Kishim biseduar rreth respektit që duhej të kishim për rivalin përballë, për vështirësinë e kësaj loje dhe do të donim të fitonim edhe 1-0. Ekipi ka qenë shumë i ndezur, në kohë të ndryshme u bllokua emocionalisht”.

Icardi është duke marrë një rol udhëheqësi në këtë duel të mrekullueshëm, pavarësisht kritikave: “Nëse jemi ende duke luftuar për të fituar një vend në Champions, më shumë është merita e tij. Icardi ka bërë që të fitojmë shumë nga pikët që kemi në klasifikim, të na lejojë të shpresojmë ende tek objektivi. Mauro ka vetëm merita, nuk mund të kritikohet”.

Parakushtet për të vazhduar me këta lojtarë edhe sezonin e ardhshëm janë të gjitha: “Të gjithë lojtarët e mi po bëjnë mirë dhe duhet të qëndrojnë tek Interi. Është e qartë se hyrja në Ligën e Kampionëve do të ishte një plus për shumë situata, por ata duan të vazhdojnë të luajnë me Interin. Të gjithë janë shumë të qartë. Te grupi që posedoj kam gjetur të gjitha cilësitë dhe karakteristikat, që duhen për të ndërtuar një ekip të fortë. Do të isha i lumtur që të shkoj përpara me to”./Telesport.al/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com