Connect with us

BOTA

Izraeli sulm ajror në Gaza (Video)

Published

on

Avionët luftarakë të Izraelit kanë kryer sulm ajror në Rripin e rrethuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve okularë, Izraeli ka goditur një objektiv të lëvizjes Xhihadi Islam në Gaza.

Autoritetet palestineze ende nuk kanë dalë me deklaratë në lidhje me viktima të mundshme të sulmit, ndërsa Hamas ka konfirmuar se Izraeli ka kryer sulm në Gaza.

Nga ana tjetër, edhe ushtria izraelite njoftoi se ka ndërmarrë sulm në Gaza.

Sulmi izraelit vjen pasi qeveria izraelite pretendoi se sot në mëngjes nga Gaza është kryer sulm me mortajë ndaj Izraelit, duke hedhur përgjegjësinë mbi Hamasin dhe Xhihadin Islam.

“Izraeli do t’i bëjë të paguajnë rëndë ata që duan ta dëmtojnë”, tha më herët kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke sinjalizuar sulm në Gaza.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com