Connect with us

KOSOVË

Komuna e Prishtinës fiton një rast për mashtrim në Apel

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur publikisht aktgjykimin kundër të akuzuarve K.B dhe “H.P” person juridik me përfaqësues SH.H, për shkak të veprave penale mashtrimi dhe mashtrimi i blerësve.

Sipas njoftimit të Apelit, i akuzuari K.B është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmbëdhjetë mijë euro, të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“I akuzuari “H.P” person juridik me përfaqësues SH.H, është dënuar me dënim unik me gjobë në shumë prej 30.000 euro, të cilën shumë është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 dite, nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Të akuzuarit “H.P” SH.P.K, i konfiskohet, Autoboti Cisterna-dizell e bardhë, pronë e Kompanisë “H.P” SH.P.K, i cili është rezultat i veprës penale”, thuhet në njoftim.

Sipas gjykatës, e dëmtuara, Komuna e Prishtinës, udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest të rregullt civilo-juridik.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com