Connect with us

KOSOVË

LAJMI I FUNDIT: Gjendet trupi i Armend Trenës në Lepenc

Published

on

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, kanë gjetur sot në lumin Lepenc trupin e pajetë të policit Armend Trena.

Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40, në kilometrin e gjashtë (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena, njofton Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Telegrafi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë për Telegrafin se është gjetur një trup i pajetë në lumin Lepenc.

Ai ka konfirmuar se trupi i gjetur është i gjinisë mashkullore, por nuk ka mundur të thotë se është i policit Armend Trena.

“Nuk mund ta konfirmoj nëse është trupi i Policit. Kur të verifikohet ne do të tregojmë”, ka shtuar Gashi.

Policët Armend Trena dhe kolegu i tij Malsor Dashi u aksidentuan më 28 prill në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, kur vetura e tyre zyrtare ra në lumin Lepenct.

Trupi i Malsor Dashit u gjet të enjten që shkoi, ndërsa u varros ditën e shtunë me ceremoni shtetërore. /Telegrafi/

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com