Connect with us

BOTA

LAJMI I FUNDIT: Rritet në 37 numri i palestinezëve të martirizuar në protestat në Gaza

Published

on

Një numër i madh i palestinezëve janë mbledhur në kufirin e Rripit të Gazës ku protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds.

– Ushtarët izraelitë martirizojnë 37 palestinezë

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza, në protestat e zhvilluara në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës, janë martirizuar 37 palestinezë si pasojë e hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë.

Ushtria izraelite gjuan gaz lotsjellës me dronë mbi protestuesit
Palestinezët kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, ku sot protestojnë kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds, ndërsa përgatiten për “marshin milionësh” që do të zhvillohet nesër për të protestuar 70 vjetorin e Nakbas.

– Izraeli u përpoq që t’ia vë zjarrin tendave

Ndërkohë ushtria izraelite ka bërë përpjekje për t’i vënë zjarr tendave me anë të mjeteve ajrore pa pilot, ndërsa grupet palestineze kanë intervenuar kundër zjarrit.

Palestinezët gjithashtu i kanë djegur gomat e automjeteve me substancat djegëse të hedhura nga mjetet ajrore pa pilot të forcave izraelite.

– Grevë e përgjithshme në Gaza

Nga ana tjetër në kuadër të grevës së përgjithshme të shpallur në të gjitha qytetet e Gazës, është ndërprerë puna në të gjitha institucionet publike dhe private për shkak të marshit milionësh.

Grupet palestineze më parë kishin bërë thirrje që të protestohet kundër SHBA-ve dhe Izraelit.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com