Connect with us

LAJME

Lanë Fierin dhe Patosin pa drita pasi vodhën kabujt elektrikë, arrestohen 2 persona

Published

on

Dy hajdutë janë vënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohen për vjedhjen e kabullit elektrik.
Për pasojë ata kanë lënë pa energji një serrë dhe një kompani telefonike.

Ervin Dervishi, 30 vjeç, u arrestua pasi në fshatin Zgjanë, ka vjedhur kabujt elektrikë të serave të shtetasve L.A, 51 vjeç dhe P.A, 46 vjeç.

Ndërsa më 11 maj Dervishi rezulton se ka vjedhur edhe 50 metër kabull elektrik të një kompanie telefonike në Lushnje.

Nga hetimet e kryera, ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera në qytetin e Lushnjës për dokumentimin e të cilave po punohet.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz” me të cilën dyshohet se është kryer vjedhja dhe 280 metër kabull.

Gjithashtu edhe Keli (Ervin) Lumanaj, 36 vjeç, banues në lagjen “Naftëtari” Patos u arrestua pasi në lagjen “Dukas” Patos, u kap duke vjedhur kabllon e ndriçimit të rrugës.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com