Connect with us

LAJME

Lubonja: Çfarë duhet të bëjë tani Fatmir Xhafaj

Published

on

Analisti Fatos Lubonja thotë se video e përgjimit e publikuar nga Partia Demokratike është e rëndë pavarësisht se ajo ka disa gjëra që duhen sqaruar në lidhje me bashkëpunëtorin.

“Duhet të përcaktohet pak vërtetësia e përgjimit dhe fjala “bashkëpunëtor”. Bashkëpunëtor i kujt është ky. I organeve të drejtësisë shqiptare? Duhet ta dinim i kujt është bashkëpunëtor ky dhe koha kur ka ndodhur ky përgjim. Pavarësisht këtyre pyetjeve besoj se aty ka diçka sepse PD që e ka nxjerrë nuk besoj se e ka sajuar pasi kjo përbën vepër penale.

Gjithësi nëse e marrim të vërtetë që vëllai i Xhafës e vazhdona aktivitetin e tij. Kjo është e rëndë. Shumë e rëndë është gjithsesi. Në momentin që kjo del kur ministri akuzohet për drogën. Kjo e dëmton atë.

Kur bëhet fjalë për Xhafën nuk duhet ta barazojmë si Tahiri, por edhe në këtë rast është e rëndë. Duhet hetim objektiv dhe sa më i besueshëm.

Ministri duhet të tërhiqet. Kam bërë këtë dhe atë dhe duhet të largohet që të hetohet. Duke ditur që jetojmë në Shqipëri, të dy këta Tahiri dhe Xhafaj mbrohen nga kryeministri. Kemi ndërtuar një shoqëri që mbahet nga paratë e krimit. Shikoni ndërtimet, etj. Nëse kemi një shoqëri të kriminalizuar kjo duket sheshit që ekonomia jonë është një ekonomi kriminale dhe ajo ndikon pastaj politikën” – thotë Lubonja në emisionin “Studio e hapur” në News 24./ Lapsi.al

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com