Connect with us

BOTA

Masakra në Gaza, spitalet nuk përballojnë fluksin e të plagosurve

Published

on

Pacientët e plagosur me armë zjarri kanë mbushur spitalin kryesor në Gaza dhe shumë prej tyre janë duke pritur në radhë për mjekim, një ditë pasi ushtarët izraelitë kanë vrarë 59 palestinezë dhe kanë plagosur qindra të tjera si shkak i protestave në kufirin e Gazës.

Autoritetet Izraelite kanë bërë  përdorim të tepruar të forcës kundër protestuesve të paarmatosur.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nisur sesionin e së martës me një minutë heshtje në nderim të të vdekurve, ndërsa i dërguari i posaçëm i Lindjes së Mesme ka thënë se nuk ka arsyetime për vrasjet.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka mbrojtur Izraelin duke thënë se asnjë shtet anëtar “nuk do të vepronte me më shumë përmbajtje se Izraeli”.

Përleshjet e së hënës kanë qenë vazhdimësi e disa javëve protesta të udhëhequra nga Hamasi.

Në po atë ditë ambasada amerikane është bartur nga Tel Avivi në Jerusalem, hap i cili ka pasur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. (gazeta-Shqip.com)

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com