Connect with us

LAJME

Mediumt greke: U “dogj” Ilindenska, emrat alternativë në tavolinë

Published

on

“Çështja e Shkupit: Emri përsëri në tavolinë”, “Takim i dyfishtë i Kotzias dhe Dimitrov me Nimetz për emrin”, “Edhe një mundësi për çështjen e Shkupit”, “Takim Dimitrov-Kotzias: “U dogj” Ilindenska, emrat alternativë në tavolinë”, janë disa nga tituj e gazetave online te mediumeve greke për takimin në New York, të ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë me përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara.

Siç njoftojnë nga AIM, gazetarët në Greqi, pa analizuar shumë apo të komentojnë, theksin e çojnë dhe bëjnë me dije se pala greke ka refuzuar propozimin “Republika Maqedonia Ilindenase”, kërkohet që të gjendet marrëveshje e re nga propozimet e Nimetz, por edhe se takimi i ri i ardhshëm është i rëndësisë së veçantë.

Me katër emrat në tavolinë, do të filloj takimi Dimitrov-Kotzias-Nimetz, sepse Athina e refuzoi propozimin “Republika Maqedonia Ilindenase”. Është e nevojshme të gjendet emër i cili do të “kaloj” në të dyja shtetet, shkruan portali “News247”.

Portali informativ “Ajefimerida”, thotë se nga burime shtetërore të Greqisë, Athina është e përmbajtur sa i përket emrit.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com