Connect with us

SPORT

Neymar: Kam frikë, Botërori është endërra ime

Published

on

Neymar Junior u shpreh në një intervistë për kanalin brazilian “TV Globo” se është ndier shumë i frikësuar nga ideja se mund të mos luante në botëror, pas dëmtimit që pësoi në kavilje në muajin shkurt.

“Askush nuk është frikësuar më shumë se unë. E di që njerëzit janë nervozë, por jo më shumë se unë. Jam në ankth për t’u kthyer sa më parë”

“Ky është një nga momentet më të vështira që kam përjetuar, sepse jemi kaq pranë ëndrrës time, Kupës së Botës. Falë Zotit, kam një tjetër mundësi për t’u bërë kampion bote me vendim tim. Është një ëndërr që e kam patur që fëmijë, ky është objektivi im kryesor.”

Kampioni brazilian ka nisur stërvitjen me PSG-në të dielën e kaluar dhe me shumë mundësi mund të zbresë në fushë me 3 qershor, në miqësoren me Kroacinë.Brazili është shortuar në Grupin E të “Rusi 2018” së bashku me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë./SS

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com