Connect with us

LAJME

Një ditë para seancës së Kuvendit, kryeministri Rama 60 minuta takim me Ruçin

Published

on

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë mëngjes në Kryesinë e Kuvendit, një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur për gati 60 minuta.

Takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit vjen një ditë para zhvillimit të seancës plenare, ku opozita ka paralajmëruar se nuk do lejoje zhvillimin normal të saj.

Opozita gjatë gjithë javës ka bllokuar zhvillimin e komisioneve parlamentare dhe ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke kërkuar shkarkimin e ministrit Fatmir Xhafaj. Sipas opozitës vëllai i ministrit, Agron Xhafaj është i implikuar në trafik droge.

Kujtojmë se opozita ka paralajmëruar protestë ditën e shtunë në orën 11:00 kundër qeverisë.
Rama kryeministri
(d.d/BalkanWeb)

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com