Connect with us

BOTA

Parlamenti iranian djeg flamurin amerikan pas vendimit për paktin bërthamor

Published

on

Irani ka reaguar me zemërim ndaj vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Ligjvënësit iranianë kanë djegur flamurin amerikan duke bërtitur në parlamentin iranian “Vdekje për Amerikën”.

Kryeparlamentari iranian, Ali Larijani ka thënë se përgjegjësia për ruajtjen e marrëveshjes ka rënë në Bashkimin Evropian dhe fuqitë tjera që janë ende pjesë e paktit.

“Vendimi i Trumpit për të braktisur marrëveshjen bërthamore ka qenë shfaqje diplomatike, Irani nuk ka obligim për të përmbushuar detyrimet e saj në situatën aktuale”, ka thënë Larijani para parlamentit në Iran.

“Është e qartë se Trump e kupton vetëm gjuhën e forcës”.

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë përmes faqes së tij zyrtare se Trump “ka gabuar”.

Më 8 maj, presidenti Trump ka njoftuar se do të rikthejë sanksionet ekonomike ndaj Iranit duke u larguar nga pakti të cilin e ka cilësuar “marrëveshje të njëashme e cila nuk është dashur të krijohej kurrë”.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com