Connect with us

BOTA

Përplasen trenat në Gjermani, 2 të vdekur, 14 të plagosur

Published

on

Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë u plagosën në një aksident hekurudhor. Siç raportojnë mediat gjermane një tren pasagjerësh u përplas me një tren i cili kishte qendruar në stacion.

Aksident ndodhi në zonën Schwabens në Bavari rreth orës 21:20 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa ishte duke shkuar në Ausgburg.

Një zëdhënësi i policisë tha se viktimë nga aksidenti mbetën shoferi dhe një pasagjer.

Nuk dihet nëse shkaku i aksidentit ishe një defekt teknik apo mosrespektimi i sinjalistikës.

“Fakti është që të dy trenat përdorën të njëjtën rrugë dhe kjo nuk dihet përse”, tha një zëdhënës i policisë.

Ndërkohë po vijojne hetimet për zbardhjen e aksidentit hekurudhor./Oranews/

 

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com