Connect with us

KOSOVË

Qeveria ndan nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve, Malsor Dashi e Armend Trena

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndajë nga 10 mijë euro për familjet e dy policëve tashmë të ndjerë, Malsor Dashi dhe Armend Trena.

Malsor Dashi dhe Armend Trena janë aksidentuar më 28 prill në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit duke u zhdukur më pas në lumin Lepenc, njofton Klan Kosova.

Trupi i policit Armend Trena është gjetur dje pas nëntë ditësh kërkime intenzive derisa sot në orën 16:00 pritet të bëhet edhe ceremonia e varrimit.

Në ndërkohë, trupi i Malsor Dashit u gjet në ditën e gjashtë të kërkimit në lumin Lepenc.

Ai u varros me nderime shtetërore në vendlindjen e tij në Stagovë më 4 maj.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com