Connect with us

KOSOVË

Qeveria thotë se askush nuk mund t’i pengojë njohjet e Kosovës

Published

on

Gjatë pesë muajve të vitit 2018, pavarësinë e Kosovës e ka njohur vetëm Barbadosi, teksa diplomacia e Serbisë vazhdimisht po tenton që t’i bind vendet që e kanë njohur Kosovën t’i tërheqin mbrapsht ato.

Zyrtarë nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se askush nuk mund ta pengojë rrugën e Kosovës drejt integrimit Evropian si dhe atë të njohjeve të reja.

“Në kapacitet tona si shtet, ne jemi duke punuar në gjitha drejtimet, bashkë me miqtë tanë në politikën e jashtme dhe njohjet e reja. Nuk mund ta rrezikojë askush apo ta pengoj Kosovën në rrugën e saj evropiane. Të vetmit përgjegjës për këtë janë populli dhe lidershipi i saj”, thuhet në përgjigjen kthyer nga zyra e kryeministrit, shkruan Gazeta Zëri.

Po ashtu zyrtarë nga Qeveria kanë thënë se për këtë qëllim Kosova ka lidhur marrëdhënie me partnerë strategjik që e kanë njohur pavarësinë Kosovës.

“Kosova tashmë e ka të përcaktuar politikën e saj të jashtme. Bashkë me miqtë tanë, ne jemi përkushtuar që Kosova të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme diplomatike me të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj dhe me shumë vende që ende nuk e kanë njohur”, thuhet tute në përgjigje.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com