Connect with us

LAJME

Rama në France24: Protestat diçka normale në Shqipëri, nuk vlejnë për lajm

Published

on

Në intervistën për France24, kryeministri Edi Rama anashkaloi me qetësi komentet për situatën e acaruar politike në Shqipëri, duke thwnw se protestat e opozitës janw diçka normale, një shfaqje e zakonshme e demokracisë. “

‘Të kërkosh dorëheqjen e kryeministrit në Shqipëri, kjo është diçka që ndodh shpesh herë, që kur jemi në demokraci” tha Rama duke shmangur temën e vëllait të akuzuar për trafik droge të Ministrit të Brendshëm.

I pyetur për protestën dhe plagosjen e Bledi Kasmit në protestën e opozitës nga France24, Rama tha se nuk mendon se ky është një lajm me vlerë për mediat ndërkombëtare.

“Nuk mendoj që është lajm për faqet e para të gazetave ndërkombëtare. Është pjesë e jetës së brendshme të vendit. Opozita proteston, por ka një qeveri në fuqi” u shpreh Rama.

“Shqipëria ka parë manifestime më të mëdha se ky” ishte përgjigjia e Ramës pas habisë që shfaqi gazetarja franceze, që kryeministri i Shqiëprisë e quan normale akuza të tilla si ajo për vëllain e Ministrit të Brendshëm.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com