Connect with us

LAJME

Reagon për herë të parë Saimir Tahiri pas masës “arrest shtëpie”

Published

on

Kur kanë kaluar mbi dy orë nga caktimi i masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit është ‘ngujuar’ në banesën e tij.
‘BalkanWeb’ se ka kontaktuar me zotin Tahiri, ndërsa ky i fundit i kishte bërë me dije se do të fliste në një moment të dytë për vendimin e dhënë nga gjykata.

“Në këto momente nuk kam ça të flas, por më vonë mund të them diçka rreth gjykatës”, mësohet të jetë shprehur Tahiri.

Ndërkohë, avokati i Tahirit, Maks Haxhia theksoi se vendimi në fjalë do të apelohet pasi për klientin e tij nuk ka asnjë provë, duke kërkuar kështu ndryshim të masës së sigurisë.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com