Connect with us

LAJME

Saimir Tahiri në “arrest shtëpie”, prokuroria kërkoi “burg”

Published

on

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot (12 maj) masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi ai la mandatin e deputetit.

Ka qenë prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka kërkuar të premten masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa gjyqtarja Liljana Baku ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën duke lënë ish-zyrtarin e lartë në arrest shtëpie.

Burime për Ora News thanë se shkak i ndryshimit të masës nga gjykata ka qenë mungesa e rrezikshmërisë shoqërore, e ish-ministrit Tahiri. Ky ka qenë argumenti me të cilin gjyqtarja ka vendosur rrëzimin e kërkesës arrest me burg duke caktuar arrest shtëpie si masën më të përshtatshme.

“Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”,  ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Gjykates.

Sipas vendimit të Gjykatës urdhërohet që shtetasi nën hetim Saimir Tahiri të mos largohet nga banesa e tij.

Masa ndaj ish-ministrit mësohet u ekzekutua gjatë orëve të mbrëmjes në banesën e Tahirit në prani edhe të avokatit të tij.

Avokati: Vendimin për Tahirin do ta apelojmë

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për të vendosur arrest shtëpie për ish-ministrin Saimir Tahiri do të apelohet.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia i kontaktuar nga gazetarja e Ora News, Keti Banushi tha se ky vendim do të apelohet pasi nuk ka asnjë provë të re.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com