Connect with us

BOTA

Serbia në mes të Evropës e Rusisë

Published

on

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, siç citon agjencia e lajmeve AP, ka deklaruar se synimi i Serbisë është që t’i bashkohet BE-së, me gjithë deklaratat e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, sipas të cilit, “Serbia duhet të orientohet nga Rusia”.

Kryeninistrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi se “ministri i Mbrojtjes ka të drejtën e shprehjes së mendimit të tij, por që Serbia ka kursin e saj dhe që di se cila është strategjia e saj e që, sipas Brnabiq, “ajo është BE-ja”, njoftojnë mediet serbe.

Siç bën të ditur AP, Beogradi zyrtar, me mbështetjen e Rusisë, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur më 2008, , ndërkohë që Kosovën e pavarur e mbështesin vendet e fuqishme Perëndimore, duke përfshirë këtu edhe SHBA-në, transmeton RTK.

Më tej bëhet e ditur se Serbisë, si vend kyç i Ballkanit e që është në aleancë me Rusinë, pa dëshirë po i premtohet anëtarësimi në BE, në rast se përmbush një sërë kushtesh, në mes tjerash, “vendosjen e paqes me shqiptarët e Kosovës”.

Sipas vlerësimit të AP-së, rruga e ardhshme e Serbisë drejt BE-së pengohet nga presioni politik dhe propagandues i Moskës, që synon mbajtjen e rajonit të Ballkanit larg NATO-s dhe organizatave të tjera perëndimore.

AP, gjithashtu, njofton se në radhët e qeverisë serbe ka një numër ministrash ”me orientim rus” të cilët vazhdimisht po përpiqen për të minuar qëllimin e saj zyrtar – bashkimin me BE-në

AP, po kështu, bën të ditur se në Samitin e Sofjes, liderët e BE-së kanë inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Serbinë, që të vazhdojnë rrugën reformave që çojnë drejt BE-së, ndërkohë që u është bërë e qartë se asnjëra nga këto vende nuk do të mund të anëtarësohen në një të ardhme të afërt.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com