Connect with us

BOTA

SHBA pengon KS-OKB-në për nisjen e hetimit në Gaza

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) parandaluan Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të fillojë hetim për dhunën dhe përdorimin e armëve të zjarrit nga forcat izraelite në kufirin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit, Kuvajti mbrëmë vonë propozoi miratimin e vendimit mbi zbatimin e hetimit për dhunën në të cilën forcat izraelite vranë së paku 59 demonstrantë palestinezë në Gazë.

Ideja e propozuesit është që Këshilli i Sigurimit të shpreh shqetësim publik dhe të fillojë hetim transparent dhe të pavarur mbi ngjarjet e djeshme.

Propozimi u refuzua me kundërshtim të SHBA-ve si anëtare e përhershme e KS-OKB-së.

Kjo është hera e tretë gjatë një muaji e gjysmë që SHBA-të të bllokojnë nisjen e hetimit mbi përdorimin e dhunës nga Izraeli mbi demonstrantët palestinezë.

Paralelisht me këtë, me propozim të Kuvajtit, Këshilli i Sigurimit sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat për dhunën në Lindjen e Afërt.

Raportin për gjendjen në terren në Këshill do ta dorëzojë koordinatori special për procese paqësore në këtë rajon Nikolay Mladenov.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com