Connect with us

KOSOVË

Shpend Ahmeti nuk i duron kritikat, bllokon përkrahësin e dikurshëm

Published

on

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, si duket nuk i do aspak kritikat, sado konstruktive që janë ato.
Këtë e ka dëshmuar disa herë, sidomos pas daljes nga Lëvizja Vetëvendosje, ku kishte vendosur që të mos bënte asnjë postim në profilin e tij në Facebook për largimin e tij.

Madje, i frikësuar nga kritikat e qytetarëve, ai edhe ua kishte ndaluar komentimet të gjithë personave që nuk janë miq me të, përkundër se është figurë publike.

Ndërsa, rasti më i fundit ku Ahmeti ka treguar se nuk i duron aspak kritikat, sado konstruktive që janë ato, ndodhi në Twitter.

Ahmeti bllokoi Shpend Lilën, një aktivist qytetar në rrjetet sociale, që njihet edhe për kontributin e tij në ICK, Qendrën Inovative të Kosovës.

Bllokimi erdhi pas disa postimeve të Lilës që shpërfaqnin mos kryerjen e shumë punëve nga komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti.

“O Shpend Ahmeti, nuk osht zgjidhje me ja bo qytetarit bllok, jo. Duhesh mi grah b***es e me punu per qytet. Une knej jom, ti nuk e don Prishtinen ma shume se une, dembel”, ka shkruar Lila në Facebook.

Shpend Lila përndryshe ka qenë edhe përkrahës i Ahmetit në zgjedhjet për kryetar të Prishtinës. /Gazeta Express/

 

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com