Connect with us

BOTA

Shpërthimi i Ebolas në Kongo, sëmundja përhapet edhe në një qytet

Published

on

Rikthimi i furishëm i Ebolas në Kongo, ka bërë që të kalojë nga fshati në një qytet.

Kjo ka shkaktuar frikë tek banorët se sëmundja do të jetë gjithnjë e më e vështirë për t’u kontrolluar, njofton Klan Kosova.

Ministri i Shëndetësisë Oly Ilunga Kalenga konfirmoi një rast në Mbandaka, një qytet me një milion njerëz rreth 130 km (80 milje) nga zona ku rastet e para u konfirmuan më parë këtë muaj.

Qyteti është një qendër e madhe e transportit me rrugë drejt kryeqytetit Kinshasa.

Dyzet e dy persona tani janë infektuar dhe 23 vetë dihet se kanë vdekur nga Ebola, njofton Klan Kosova.

Kjo sëmundje infektive, shfaqet me ethe të përnjëhershme, dhimbje koke dhe muskuj, dhimbje të fytit dhe dobësi, e ndjekur nga diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Në disa raste, sëmundja shkakton skuqjen e syve kuqe, tkurrje të diafragmës, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, tharje të fytit dhe mosfunksionimi i veshkave.

Epidemiologët besojnë se virusi Ebola vjen te njeriu si rezultat i kontaktit të tij me lakuriqët e natës. Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuar. Simptomat e para të virusit shfaqen pas 21 ditësh dhe njerëzit nuk mund të testohen para se të shfaqen ato.

Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë, sepse simptomat nuk janë specifike, njofton Klan Kosova.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com