Connect with us

BOTA

Siri, që nga 2011 janë vrarë afro 700 punonjës të mediave

Published

on

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se gjithsej 682 punonjës mediatik, përfshirë tetë të huaj, janë vrarë në Siri që nga marsi i vitit 2011 e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport special me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit që shënohet më 3 maj, SNHR njoftoi se gjatë periudhës në fjalë, 538 përfaqësues të mediave, përfshirë pesë të huaj, janë vrarë nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, ndërkohë që 18 gazetarë kanë gjetur vdekjen si rezultat i forcave ruse.

Sipas raportit, organizata terroriste DEASH deri më tani ka ekzekutuar 64 gazetarë, prej të cilëve tre të huaj, kurse terroristët e YPG/PKK-së kanë vrarë katër gazetarë.

Ndërkohë, 25 punonjës mediatik kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve të opozitës ushtarake me regjimin, thuhet në raport, sipas të cilit pesë gazetarë kanë vdekur si rezultat i grupit kundër regjimit Hayat Tahrir al-Sham, një gazetar si rezultat i koalicionit kundër DEASH-it dhe 27 të tjerë si rezultat i grupeve të tjera.

Siç thuhet në raport, 37 nga gazetarët e vrarë kanë humbur jetën nga torturat.

Mbi 1.000 gazetarë të privuar nga liria

Rrjeti po ashtu bëri të ditur se nga marsi i vitit 2011 e deri në maj të këtij viti, 116 punonjës të mediave, përfshirë 33 të huaj, janë privuar nga liria.

Që nga fillimi i luftës civile, 833 gazetarë janë privuar nga liria nga ana e forcave të regjimit, 56 nga organizata terroriste YPG/PKK, 64 nga opozitarët ushtarakë, 67 nga organizata terroriste DEASH, 55 nga Hayat Tahrir al-Sham dhe 41 nga grupet e tjera.

Sipas rrjetit sirian, katër gazetarë të huaj janë provuar nga liria nga ana e regjimit, 14 nga DEASH, pesë nga opozitarët ushtarakë, dy nga Hayat Tahrir al-Sham dhe tetë nga grupe të panjohura.

Në pjesën e rekomandimeve në raport, SNHR u bëri thirrje grupeve ndërluftuese të mos cenojnë personat që merren me gazetari, duke kërkuar nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com