Connect with us

LAJME

Sokol Balla rrëfen eksperiencën e hidhur të jetës: Tre ditë kam qenë sëmurë, nuk mbaj mend asgjë

Published

on

Moderatori i njohur Sokol Balla, i cili prej vitesh ka qenë një nga figurat kryesore në ‘Top Channel me emisionin politik ‘Top Story’, ka qenë i ftuar ditën e sotme në ‘Një kat më lart’ në IN Tv.

Ndër të tjera gjatë bisedës ai ka zbuluar pasionin e madh për udhëtimet. I pyetur për eksperiencën më të keqe ai ka përmendur Indinë.

“Mbaj mend para 3 vitesh, isha i ftuar në Dehli, Indi, por nuk isha vaksinuar. Vendi ku shkova ishte problematik. Kur jam kthyer në Shqipëri tre ditë isha shumë sëmurë, madje nuk mbaj mend asgjë nga ato tre ditë”, -ka treguar Sokoli.

Më tej ka treguar se gjithçka ja ka vlejtur, pasi eksperienca e atij udhëtimi ishte për t’u mbajtur mend. Kujtojmë se moderatori i njohur tashmë ka një emision të vetin në ‘Vizion Plus’ dhe është pjesë e ‘In Tv Radio’./ Faxweb/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com