Connect with us

KOSOVË

Tema kryesore e bisedimeve në mes të Putinit dhe Vuçiqit – “Kosova”

Published

on

Aleksandër Vuçiq është presidenti i parë që do t’ia bëjë urime mandatin e ri presidentit rus, Vladimir Putin.I njëjti pritet që sot të udhëtojë në Moskë për një vizitë dy ditore. Mediet beogradase shkruajnë se të dy udhëheqësit do të takohen rreth orës 19:00.Tema e bisedimeve në Kremlin nuk është plotësisht e specifikuar, mirëpo s’ka dyshim se një nga çështjet kryesore do të jetë Kosova.

“Është planifikuar që Putin dhe Vuçiq të diskutojnë për gjendjen aktuale dhe perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ruso-serbe, zbatimin e projekteve të përbashkëta të investimeve dhe mendimet e këmbimit për çështjet aktuale në rajon”, thuhet në njoftimin zyrtar të Moskës.

Pala ruse është e bindur se bisedimet midis Vuçiçit dhe Putinit do të jenë kuptimplotë dhe reciprokisht të dobishme. Ndërsa, të mërkurën, presidenti Vuçiq do të marrë pjesë në një paradë ushtarake me rastin e Ditës së Fitores.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com