Connect with us

LAJME

Ushqimi gjatë muajit të Ramazanit, çfarë duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni

Published

on

Ka nisur sot agjërimi për besimtarët myslimanë në të gjithë botën, por ushqimi gjatë muajit të Ramazanit dallon nga ushqimi që konsumohet në përditshmëri.

Kliko per me shume info
Me rëndësi të veçantë duhet të përzgjidhen produktet ushqimore, këshillave të mjekëve dhe ekspertëve shëndetësorë në mënyrë që organizmi juaj të mos ketë probleme dhe çrregullime.

E rëndësishmë është që agjëruesit të konsumojnë ushqim i cili tretet ngadalë dhe që përmban vlera të larta ushqyese.

Të shmanget ushqimi kalorik

Gjatë muajit të Ramazanit rekomandohet ushqim i pasur me vitamina, minerale dhe obligo-minerale, sallatat e sezonin, frutat dhe perimet.

Të shmanget ushqimi kalorike, pijet e gazuara në iftar, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të ambientit dhe lëngje, në iftar të mos mungojnë hurmat.

Ushqimi kalorik duhet shmangur sepse yndyra nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut. Disa nga produktet ushqimore të cilat treten ngadalë janë: bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi. Ndërsa, ato që treten shpejt janë produktet me përmbajtje sheqeri dhe mielli të bardhë.

Nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara, sepse ndikojnë keq në organizëm, shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë.

Zakonisht pacientët që paraqiten në urgjencë gjatë muajit të agjërimit kanë probleme nga teprimi me ushqimin.

Ruhuni nga shtypja e lartë e gjakut

Vështirësitë të karakterit gastrologjik kryesisht shfaqen një ose dy orë pas iftarit për shkak të teprimit me ushqimin dhe simptomat janë dhembje në stomak dhe të vjella.

Pacientët të cilat janë me ilaçe dhe gjatë agjërimit nuk i pinë rregullisht mund të përballen me shtypjen e lartë të gjakut.

Agjëruesit të cilët çdo ditë marrin terapi të rregullt të ilaçeve gjithashtu mund të harmonizojnë marrjen e aparateve mjekësore me agjërim të përditshëm. Regjimi i rregullt me ilaçe dhe njëkohësisht agjërimi janë të mundshëm nëse rregulloni orarin që ilaçet të mund t’i pini vetëm në iftar dhe në syfyr. Nëse një besimtari i nevojitet patjetër marrja e ilaçeve, atëherë nuk rekomandohet agjërimi.

Mjekët rekomandojnë: Duke pasur parasysh ditët e nxehta që na presin, rekomandohet që të moshuarit të mos dalin nga shtëpia pas orës 10 të mëngjesit. Por nëse daljen e kanë të detyrueshëm, atëherë duhet të veshin rroba të lehta dhe të mbulojnë kokën.”

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com