Connect with us

BOTA

Ushtarët izraelitë arrestojnë 15 palestinezë

Published

on

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 15 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga ushtria izraelite, 15 palestinezë janë arrestuar në operacione gjatë natës në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, me pretendimin se janë “përfshirë në akte terroriste”.

Forcat e Izraelit, të cilat shpesh kryejnë bastisje nëpër shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar, arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Sipas burimeve zyrtare palestineze, në burgjet izraelite ndodhen më shumë se 6.500 palestinezë, përfshirë 450 të burgosur administrativë, 12 deputetë dhe 300 fëmijë.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com