Connect with us

BOTA

Video/ Kina shpik zjarrfikësen më të paparë në botë, fik zjarrin me… raketa

Published

on

Pekini ka prezantuar një sistem të shuarjes së zjarrit, i bazuar në konceptin e një lëshuesi të shumëfishtë të raketave, i ndërtuar posaçërisht për të luftuar zjarret në ndërtesat e larta në kryeqytetin kinez të Central Business District.

Zjarrëfiksja e re “Made in China”, ngjason më tepër me një makinë rraketahedhëse, por në fakt është një sistem modern i fjalës së fundit për shuarjen e zjarreve në lartësi.

Sipas specialistëve kinez, automjeti i posaçëm mund të shërbejë edhe për fikjen e zjarreve në pyje, aty ku makinat e zakonshme zjarrëfikëse nuk futen dot për shkak të terrenit të vështirë.

Por shpikja e re kineze nuk ka lënë pa fjalë vetëm kuriozët në Kinë, por edhe gjermanët, pasi automjeti mbi të cili është montuar pajisja e re fikëse, është një kamion i ri “Mercedes-Benz”.

Kamioni zjarrëfikës ka mbi karoceri një top-rreketahedhës me 24 gryka që mbart 24 pretha por jo me eksploziv, por me ujë ose solucion zjarr-izolues.

Ato lëshohen njësoj si rraketat e një automjeti rraketahedhës, por ndryshe nga ky i fundit në vend që të ndezin, e fikin zjarrin.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com