Connect with us

LAJME

Vrasja e Ibrahim Bashës, të dënuarit apelojnë vendimin e gjykatës

Published

on

Të gjykar tashmë nga gjykata si të fajshëm për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha si dhe për sulm ndaj oficerëve të policisë, këtë të hënë grupi “Lazarati2” ka vendosur të apelojë vendimin.
Gjykata vendosi në mars të këtij viti që të dënojë përjetyë Albion Alikon e Bajram Bocin, ku i pari u akuzua si personi që vrau me armë efektivin e RENEA-s.

Kujtojmë se vrasja e Ibrahim Bashës ndodhi në qershorin e vitit 2015, në kohën kur qeveria vendosin të bëjë një tjetër ndërhyrje në Lazarat, me qëllim shkatërrimin e grupeve që mbillnin drogë.

Dënimet e dhëna nga gjykata:

Albion Aliko – Burgim i përjetshëm

Bajram Boci – Burgim i përjetshëm

Elvis Boçi – 35 vite burg

Alban Aliko – 20 vite burg

Elson Kasma – 18 vite burg

Xhulio Malo – 10 vjet

Klodian Selimi – 13 vjet

Oltion Proko – 9 vite burg

Dervish Gaba – 15 vite

Ruhan Hija – 15 vite burg

Iljaz Xhaferri – 15 vite burg./Gazeta Express

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com