Connect with us

LAJME

3.4 mln euro, hetime edhe në Angli për Elvis Vladin, ishte arrestuar në Londër për kokainë

Published

on

Report TV mëson se grupi hetimor, që është duke hetuar kapjen e 3.4 milionë eurove, ka kërkuar ndihmën e Agjencisë Britanike Kundër Krimit të Organizuar NCA.

Prokurorët e kësaj çështjeje në mënyrë urgjente kanë kërkuar informacione për Elvis Vladin, i cili dy vite më parë është arrestuar në Londër për përfshirje në një grup kriminal i specializuar në trafikun e kokainës.

Emri i Elvis Vladit është pjesë e një dosje gjyqësore për një grup të organizuar kriminal shqiptarësh të përfshirë të tregtinë e kokainës. Ky grup kriminal në vitin 2016 do të dënohej me një total dënimesh prej 50 vite burg.


(Disa prej anëtarëve të bandës së kokainës, ku bënte pjesë Elvis Vladi)

Komanda kundër krimit të organizuar në policinë metropolitane londineze mbajti për një kohë të gjatë nën survejim grupin e shqiptarëve që udhëhiqej nga Gentian Cuka.


(Gentian Cuka, ‘koka’ e bandës kriminale ku bënte pjesë Elvis Vladi)

Gjatë survejimit është identifikuar edhe Elvis Vladi, por policia londineze nuk mundi të zbulojë rolin e tij në këtë grup kriminal, të cilit iu kapën 16 kile kokainë dhe mijëra paund cash. Të 10 anëtarët e grupit do të dënoheshin, por i vetmi që u shpall i pafajshëm për mungesë provash ishte Elvis Vladi.

Të njëjta burime i thanë Report TV se palës britanike i është kërkuar informacion për lëvizje të mundshme parash nga Anglia në drejtim të Shqipërisë, pasi Alfred Vladi kushëri i Elvis Vladit si aktivitet të biznesit të regjistruar në QKR kishte edhe këmbimin valutor.


(Gentian Cuka dhe disa prej anëtarëve të bandës së tij)

 

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com