Connect with us

LAJME

Anija shqiptare “Butrinti” shpëton 36 klandestinë në detin Egje

Published

on

Anija shqiptare “Butrinti” ka kryer një operacion shpëtimi duke i ardhur në ndihmë një gomoneje që ishte duke u mbytur në detin Egje me emigrantë nga LIndja e Mesme dhe Afrika.

Në bordin e saj ishin 36 persona, mes të cilëve 12 fëmijë dhe 15 gra. Raportohet se emigrantët ishin nisur nga brigjet turke me destinacion vendet e BE. Ata iu dorëzuan autoriteteve greke për vijimin e procedurave në ishullin Kios. Lajmi u bë publik nga ministrja Olta Xhaçka.

“Anija shqiptare ‘Butrinti’ vijon punën e mirë të simotrës së saj ‘Oriku’ në detin Egje. Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke, kanë shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra”, shkruan ministrja Xhaçka. (gazeta-Shqip.com)

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com