Connect with us

SPORT

Ankohet Paul Pogba: Nuk po luaj në pozitën e duhur te Franca

Published

on

Paul Pogba është një prej 23 lojtarëve që do të jetë pjesë e kombëtares franceze në botërorin Rusia 2018.

Por, duket se francezi është në hall me trajnerin Didier Deschamps, i cili nuk po e lejon që të luajë në pozitën që paraqitet më së miri.

Mesfushori 25-vjeçar shprehu zhgënjimin me rolin e ri në ekipin e përfaqësueses së Francës.

Paul Pogba (Getty Images)

“Unë mund të luaj në të djathtë, në të majtë dhe mesfushor organizues”, tha ai. “Ndihem mirë, por nuk është mundësia më e mirë për mua të luajë në këto pozita. Është sikur të më thonë ‘Unë do t’ju jap këtë shtëpi, por nuk do të keni çelësat’”.

“Ka gjëra që nuk varen nga unë, por nga ekipi. Dhe pastaj nëse nuk bëj dallimin, njerëzit do të thonë se nuk kam pasur një paraqitje të mirë”.

“Unë dua të marr frenat e skuadrës, por që kjo të ndodhë, ekipi duhet të vendoset në rrugën e duhur”, tha francezi.

Kujtojmë se Franca gjendet në një grup me Australinë, Perunë dhe Danimarkën. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com